Dardanët krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme në pikën kufitare në Han të Elezit

Advertisment

Kosova është nisur drejtë Shkupit për ndeshjen e Play-offit të Ligës së Kombeve kundër Maqdonisë së Veriut.

Dardanët kanë mbushur rrugën afër kufirit në Han të Elezit për t’i përcjellë futbollistët e Kombëtares.

Reklame

Ata kanë kënduar këngë në mbështetje të skuadrës së drejtuar nga Bernard Challandes.

Mos prezenca e tifozëve në stadium do të jetë një mungesë e madhe për motivin e lojtarëve.

Megjithatë, Dardanët po u qëndrojnë afër futbollistëve dhe presin që të kthehen nga Shkupi me fitore. /IndeksOnline/