Darko Pançev: Maqedonia favorite kundër Kosovës ja cili mund të jetë rezultati

Advertisment

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut dhe i Kosovës me 8 tetor (ora 20:45) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të zhvillojnë ndeshjen e tyre historike, ku me fitore do të jenë edhe një hap më afër kualifikimit në kampionat europian.

Kjo ndeshje është në qendër të vëmendjes dhe kjo ka qenë arsyeja që Neës-Tv ka zhvilluar një intervistë me legjendën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Darko Pançev.

Reklame

Ish-futbllisti dhe kapiteni i Vardarit, Crvena Zvezdës së Beogradit dhe disa skuadrave të tjera mes tjerash ka thënë se Maqedonia është favorit i madh dhe se çdo gjë përveç fitores së kuqeverdhëve do të ishte mossukses.

Intervistoi: Reshat Ibrahimi

News-TV: Po afrohet ndeshja historike Maqedonia e Veriut-Kosova. Dy selekesionuesit publikuan listat e futbollistëve të tyre. Disa futbollistë të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë rezultuar me Covid-19. Cili është mendimi yt për këtë ndeshje. Kush është favorit?

Darko Pançev: Gjithësesi se është ndeshje e rëndësishme për të dyja seleksionet. Do të jetë një ndeshje e fortë, e paparashikueshme. Mendoj e paparashikueshme në kuptimin, sepse askush nuk ka të drejtë të gabojë, sepse luhet vetëm një ndeshje, ku cili do të fitoj shkon tutje. Sipas mendimit tim reprezentacioni i Maqedonisë është favorit i madh. Konsideroj se ka reprezentacion më kualitativ dhe për mua personalisht do të ishte befasi e madhe nëse Maqedonia nuk fiton.

News-TV: A i keni ndjekur ndeshjet e Kosovës. Si të duket ekipi i tyre?

Darko Pançev: Gjithësesi se edhe seleksioni i Kosovës ka lojtar kualitativ, i kam ndjek disa ndeshje të tyre dhe kanë një kualitet të caktuar dhe prandaj nuk duhet nënçmuar, duhet të jenë të kujdesshëm. Por e theksova se Maqedonia është favorit i madh dhe se çdo gjë përveç fitores do të ishte mossukses i madh. Kush do të luaj, kush nuk do të luaj nuk e di. Po lexoj informacione të ndryshme, megjithatë si do që të jetë ndeshja patjetër të luhet me ata lojtarë që i ke dhe me koncentrim maksimal secili të luaj në mënyrën e tij ashtu sic mendon dhe eventualisht të fitoj.

News-TV: Ndeshja në Shkup do të luhet pa publik. A është kjo hendikep për futbollistët e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut?

Darko Pançev: Sigurisht jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për çdo reprezentacion që luan në terren të vet mungesa e publikut është hendikep. Mirëpo, dalëngadalë po mësohemi me këtë situatë të Covid-19. Mendoj se edhe lojtarët kanë luajtur disa ndeshje pa publik dhe e kanë të qartë se kjo është për momentin, dhe se nuk duhet të mendojnë se nuk ka publik, por të koncentrohen tek obligimet e tyre që të luajnë sa më mirë. Ndërsa, sikur të luhej ndeshja me publik në Shkup, gjithësesi do të ishte më mirë për reprezentacionin tonë.

News-TV:Cili repart i ekipit është forca e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut?

Drako Pançev: Forca e reprezentacionit të Maqedonisë dhe kualiteti i saj është mesfusha. Pas një kohe të gjatë janë paraqitur disa lojtarë që vrapojnë shumë dhe dinë të luajnë futboll, këtu para se gjithash mendoj në Elmasin, Bardhin, Ademin dhe Alioskin. Mendoj se kjo është forca kryesore e Maqedonisë dhe kur këta lojtarë nuk janë në ekip çdo herë është më vështirë. Megjithatë, këta lojtarë që janë vrapues të shkëlqyeshëm dhe dinë të luajnë futboll kanë kualitet, janë luftarak. Mendoj e ndërtojnë lojën e Maqedonisë dhe se janë forca kryesore në ekipin tonë.

News-TV: Kush mund ta përcaktoj fituesin në këtë ndeshje?

Darko Pançev: Në të shumtën e rasteve këto ndeshje i vendosin individët, lëvizjet, dy lëvizje, dhe pastaj ndeshja më lehtë shtyhet deri në fund. Të dyja ekipet kanë lojtarë që herë pas here mund të bëjnë ndonjë lëvizje, por të shohim ajo varet nga lufta e madhe, vrapimi, sa më pak gabime në mbrojtje dhe mesfushë. Megjithatë, mendoj se ndeshjen e përcaktojnë nuancat.

News-TV: A mund të parashikoni ndonjë rezultat?

Darko Pançev: Nuk e di se me çfarë rezultati do të përfundonte ndeshja, por mendoj se çdo fitore është e rëndësishme, sepse të mundëson të luash në atë ndeshje finale kundër Gjeorgjisë ose Bjellorusisë. Prandaj nuk është me rëndësi se a do të jetë 1-0, 2-1, 3-2, 4-3, ose pa marrë parasysh çfarë rezultati do të ishte, me rëndësi është të fitohet dhe të kalohet tutje. Tani nuk i di edhe propozicionet, a do të ketë edhe vazhdime, po prejudikoj, ndoshta në fund edhe penallti, nëse ndeshja përfundon me barazim. Megjithatë, qëllimi është të jetë më i suksesshëm në këtë ndeshje dhe të shkohet tutje. Unë personalishtë mendoj se Maqedonia do të jeta ajo.

News-TV: Nëse Maqedonia e Veriut e mposhtë Kosovën, me kë prisni të luaj në atë finale të madhe për kualifikim në europian dhe çfarë janë gjasat pastaj?

Darko Pançev: Gjithësesi nëse Maqedonia fiton kundër Kosovës, kujtoj se do të luanin me Gjeorgjinë, pasi mendoj se janë më favorit se Bjellorusia. Edhe pse në futboll shpesh ndodh që favoritet të mos fitojnë, por ja po themi se po luajmë kundër Gjeorgjisë. Maqedonia luajti një ndeshje kundër Gjeorgjisë në Tbilisi. E pamë se Gjeorgjia nuk është ekip e dobët, se kanë kualitet dhe se ajo do të jetë një ndeshje e hapur, ku konsideroj se edhe Maqedonia do të ketë shanset e saja për sukses eventual në kampionat europian. Tani të kthehemi te Kosova. Konsideroj se së paku gjenerata ime, unë si lojtar kur luaja për Vardarin, e dini se lojtarët më të mirë të Maqedonisë luanin për Vardarin, dhe dicka e ngjashme ishte me KF Prishtina, edhe atje lojtarët më të mirë të Kosovës luanin për Prishtinën. Mbaj mend që lehtë ia kemi dal me Vardarin kundër Prishtinës. Në Shkup të gjitha ndeshjet i kemi fituar, 4-5 ndeshje i kemi zhvilluar gjenerata ime dhe i kemi fituar. Kemi qenë kundërshtar i papërshtatshëm për Prishtinën. Kështu që shpresoj edhe kjo gjeneratë si ajo e jona do të jetë e sukseshme dhe se për momentin futbolli i Maqedonisë është më përpara se ai i Kosovës.