“Dashnori” nga Treboshi e kushtëzon 21 vjeçarjen nga Tetova me para

Advertisment

Dje në ora 18 e 45 minuta, 21 vjeçarja nga Tetova, në SPB Tetovë ka denoncuar se 33-vjeçari A.K. nga Treboshi i Tetovës,

me të cilin janë njohur dhe më herët kanë qenë në një lidhje dashurie, e ka kërcënuar me jetë duke i kërkuar një shumë të madhe të parave, thuhet në informatat e Policisë.

Reklame

“Personi A.K. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin e policisë së Tetovës, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftuan nga SPB – Tetovë, përcjell portali “tetova1”.