Dashuria e sëmurë për Erdoganin

143

Kimete Berisha

I vetmi rob i Zotit që do të mund t’i sht ynte shqiptarët në ‘p ërleshje qytetare’ është Erdogan. S’di çka ju ka bë këtyre shqiptarëve, qysh i ka m agjepsur ky, ama përkrahësit e tij janë aq fa natikë, aq të ob sesionuar pas tij, sa nuk lënë shibël me ra n’të. E kam përshtypjen (jo, por jam e sigurtë) se sikur mo’ Zot, Erdogan t’u thoshte ‘veç përpara’, kë rrsh na kishin bë. Erdogan e ka dashurinë e këtyre shqiptarëve si ‘ushtri’ që e ruan nga ‘urrejtja’, dhe llogarit në këtë dashuri të obs esionuar të këtyre shqiptarëve si në një ‘ushtri’ që për a rmë ka dashurinë e verbër.

Ku po do ti ushtri më të fortë se dashuria!

Gjithë ditën ua shajnë liderët shqiptarë, atyre nuk ua ndin, me ua përmend Erdoganin, të ‘fshijnë përpara’.
Pse? Që është mysliman, s’është argument i dashurisë, se edhe Hashimi, Iliri e krejt tjerët janë myslimanë!
Ani pse pra e doni aq shumë sa që u duket ‘i mirë’ edhe kur ushtria e tij vr et fëmijë kurdë.

Diçka s’është në rregull me këtë dashuri. Do me thënë, me ju thirr, ju do të shkonit në Siri si ushtarë të Erdoganit dhe të kërkonit ‘ar miq’ dhe ‘faj’ edhe në mesin e fëmijëve. Ishalla nuk e doni hakikat, por e doni, siç thonë kundërshtarët tuaj, me ‘parapagim”. Ju duane qysh doni, askush s’ua ndal, edhe me dasht s’mundet me ua ndal kush, se dashnia është e lirë, ama, mos e impononi dashninë tuaj për të, si obligative për krejt shqiptarët. Se nuk mundeni. Këqyruni në pasqyre dhe do ta shihni se si ju ka bërë arro gantë kjo dashuri.

Njeriu i Zotit nuk thërret ‘rroftë vde kja’ dhe nuk i bën ‘mashallah’ kr imit. Kosova nuk bëhet Turqi. Shqiptarët nuk i bën feja turq, ashtu siç turqit nuk i bën feja arab. Atij që ju ka ma shtru, shkoni këndonjani naj rukje.

P.S. Është një ilaç që del nga K’urani dhe të shëron nga dashuria e tepërt dhe e obsesionuar.