Dasma me 10 të ftuar, funerale me 20 pjesëmarrës-ja në cilin shtet

Advertisment

Një provë e vërtetë është kjo javë për Australinë, që do të jetë i pari vend, i cili heq të gjitha masat shtrënguese ndaj COVID-19, duke lejuar një hapje totale.

Autoritetet shëndetësore e konsiderojnë një “test gjeneral” të gjithën këtë, teksa shifrat zyrtare flasin për një frenim të përhapjes së Covid-19 në vend.

Reklame

Australia vendosi që të testojë masivisht popullin e saj përgjatë dy muajve të fundit, ku vetëm të shtunën u kryen më shumë se 10 mijë teste, për të qartësuar nëse duhet të lejohet rihapja.

Plani për lehtësimin e masave është me 3 faza, duke filluar nga 8 maji dhe deri në korrik. Nga 15 maji do të lejohet hapja e bareve dhe restoranteve, si dhe do të lejohet edhe grumbullimi mes 5 personave.

Gjithashtu autoritetet kanë lejuar edhe mbajtjen e ceremonive martesore me jo më shumë se 10 të ftuar dhe funeralet me jo më shumë se 20 pjesëmarrës.