Dasma përfundon në tragjedi nusja hidhet nga ballkoni pasi dhëndri

Advertisment

Dhëndri 32-vjeçar u vetëv ra në krahinën Ujjain në Indi pasi ishte gjetur i hel muar në makinën e vet të përplasur.
Ai kishte lënë një letër vetëvr asjeje ku fajësonte dy inxhinierë lokalë për të cilët thoshte se e kishin persekutuar në punë.

Gruaja e tij, studente mjekësie në të 20-at, e pllakosur nga dhimbja tha në një shënim se donte të bashkohej me burrin e saj dhe ishte hedhur nga ballkoni i një qendre tregtare në Indore, në perëndim të Indisë.

Reklame

Ajo i mbijetoi hedhjes por po trajtohet në spital me pl agë të rënda në kokë e në këmbë, sipas mediave lokale.

Çifti ishin martuar vetëm dy javë më parë.

Pas vd ekjes së dhëndrit, babai i nuses erdhi për ta marrë atë në shtëpinë e prindërve në Faridabad.

Nusja tentoi vetëvr asjen pak para se ata të merrnin avionin e kthimit.

Një zëdhënës i policisë tha: “Është një tentativë vetëvr asjeje. Gruaja është shtruar në spital, jemi duke hetuar çështjen”.

Deri tani nuk është bërë asnjë arr estim.