Dasma: Vetura e nuses pëson aksident në Klinë, nusja mbetet e paprekur

AdvertismentCustom Text

Derisa po ndodhte një dasmë me defilimin e zakonshëm të veturave që shkonin për të marrë nusen, mu vetura e nuses është bërë pjesë e një aksidenti të trafikut.

Ky aksident ka ndodhur në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës.

ReklameCustom Text

Ky aksident ka krijuar kolona të gjata, duke qenë se edhe vargu i veturave tjera nga dasma ishte i madh.

Besohet që vetura në fjalë është e tipit BMW X6.

Policia – e rajonit të Pejës –  ka konfirmuar lajmin për Telegrafin duke thënë që ka pasur vetëm “dëme materiale” nga ky aksident duke lënë të nënkuptohet se nusja në fjalë është shëndosh e mirë. /Periskopi