Daut Haradinaj: Përveç Ramushit, nuk e votojmë asnjë kandidat për president

Advertisment

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kossvës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se kjo parti nuk do të votojë asnjë kandidat tjetër për të parin e shtetit përpos Ramush Haradinajt, pas skadimit të mandatit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Haradinaj ka folur edhe rreth marrëveshjes së Uashingtonit, për të cilën tha se si parti kanë vërejtje rreth negociatave dhe një pike në marrëveshje.

Reklame

“Marrëveshja nuk ka qenë befasi. Vetë qëndrimi i Grenell që tha për persona të caktuar në Kosovë që nuk po japin ide, por vetëm po kritikojnë tregojnë që kjo marrëveshje është diskutuar më herët. Delegacioni ynë lejoi largimin e pikës 10, njohjen reciproke”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Hoti, me kushtetutë, gëzon kompetenca sa i përket udhëheqjes së procesit të dialogut, por kërkon që AAK të jetë pjesë e barabartë në tavolinën e dialogut.

Ai ndërkaq tha se emërimi i koordinatorit për dialogun Skender Hyseni ‘nuk ka aq peshë sa t’i prishë marrëdhëniet e koalicionit qeverisës AAK-LDK’.