Dauti: Kuvendi nuk respekton gjuhën shqipe, materialet janë vetëm në maqedonisht

Advertisment

Deputetja e koalicionit, ASH-AAA, Ilire Dauti edhe një herë ka dënuar anashkalimin e gjuhës shqipe nga ana e shërbimeve të Kuvendit.

Dauti ka thënë se edhe në seancën e sotme, deputetët materialet i kanë marrë vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo në gjuhën shqipe.

Reklame

“Po fillojmë sot një seancë tjetër dhe përsëri materialin nga komisionet nuk e kemi të pranuar në gjuhën shqipe. Ne nuk arrijmë për këtë që hasim në mirëkuptim për këtë çështje dhe në fakt të gjejmë mbështetje për problemin të cilin po e shtrojmë vazhdimisht”, tha Dauti.

Kujtojmë, deputetët e koalicionit ASH-AAA, kanë reaguar edhe për mungesën e gjuhës shqipe në transmetimin e seancave të kuvendit në platformat online.