DEA amerikane instalohet në Ballkan, rezultate konkrete në Maqedoni

Advertisment
HTML Image as link

Përfshirja e Agjencisë amerikane për lu ftën kundër dr ogës (DEA), në aksionet e fundit kundër trafikimit me lëndët nar kotike në Maqedoninë e Veriut, është sinjal i qartë se organet vendore të ndjekjes penale dhe të policisë nuk janë në detyrën e duhur, thotë për Radion Evropa e Lirë, Lubomir Gjurçevski, ish-drejtor i Policisë maqedonase.

Të premten, më 9 prill, në aksin rrugor Prilep-Rosoman, në jugperëndim të shtetit, policia në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA, gjatë një kontrolli rutinë konfiskuan 200 kilogramë mar ihuanë, e cila në tregun e zi arrin vlerën prej afro një milion dollarësh.

Reklame

Nga DEA nuk e kanë komentuar rrjedhën e hetimeve si dhe personat e përfshirë në këtë kontrabandë, por në një prononcim për agjencinë e lajmeve MIA, drejtuesit e DEA-s kanë theksuar përkushtimin për të ndihmuar institucionet në përballje me tregtinë me dr ogë.

“Do të vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë e Veriut në detektimin, pengimin dhe likuidimin e organizatave që merren me tregtinë me dr ogë”, thuhet në njoftimin e Agjencisë amerikane për lu ftën kundër dr ogës.

Ish-drejtori i policisë, Lubomir Gjurçevski dyshon se në këtë operacion policia është lënë anash, veçanërisht pas reagimit të fortë të kryeprokurores së kr imit të organizuar dhe korr upsionit, Vilma Ruskovska për dekonspirimin e një operacioni tjetër kundër bandave të dr ogës në një rajon të Shkupit.

“Përfshirja e kësaj agjencie amerikane është sinjal i qartë se gjërat këtu nuk janë duke shkuar mirë sa i përket lu ftës kundër dr ogës”, thotë Lubomir Gjurçevski, ish-drejtor i policisë.

Bashkim Selmani, njohës i çështjeve juridike, thotë për Radion Evropa e Lirë se mosefikasiteti i institucioneve është si pasojë e partive politike, të cilat sipas tij, përmes grupeve të ndryshme kanë menaxhuar qoftë me lëndët nar kotike apo veprimet tjera të paligjshme.

“VMRO-ja (partia maqedonase në opozitë) ka bërë kr iminalitetin me çështjen e mar ihuanës, siç e dimë nëpërmjet spitaleve ndërsa LSDM-ja (partia maqedonase në pushtet) ka avancuar çështjen e mar ihuanës. Tani ndërhyrja e DEA-s është një simbolikë apo një dëshmi se këto dy parti sikur edhe shteti janë në rrugë të gabuar sepse ne kemi kr iminalitet institucional dhe këtu është problem, ndërsa ndërhyrja e DEA-s është me tepër si paralajmërim se sa për të shpëtuar këtë vend”, thotë Selmani.

Në një tjetër operacion të zhvilluar paraprakisht në disa zona të Shkupit, u ngritën shqetësimet për dekonspirimin e tij. Policia kishte konfiskuar 80 mijë euro, 300 mijë denarë dhe 600-700 gramë he roinë, por nuk arriti të kapte drejtuesit kryesorë të grupit të trafikantëve. Operacioni kishte zgjatur gati dy vjet, bazuar në deklaratat e prokurores Vilma Ruskoska, e cila doli edhe me dyshimet se në mesin e grupit kishte edhe pjesëtarë të policisë që kishin vënë në dijeni krerët e grupit kr iminal me operacionin policor.

“Kur dështoi ky operacion, për dikë u bë e qartë se afërsia e politikanëve në pushtet me grupet kr iminale, veçanërisht në fushën e kr imit të organizuar, është në një nivel të tillë që madje kërcënon sistemin e sigurisë”, thotë Gjurçeski, i cili dyshimet mbi punën e policisë i ndërlidh edhe me arrestimin e një kryeshefi të policisë në qytetin e Prilepit, i përfshirë në grupet e dr ogës, përkatësisht në operacionin e fundit ku u sekuestruan 200 kilogramë mar ihuanë./ REL