Debati i parë Trump-Biden për 90 minuta, pati 73 ndërprerje

Advertisment

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden, kanë zhvilluar debatin e parë presidencial mes tyre, në qytetin Cleveland, Ohio,transmeton Klan Kosova.

Debati i tyre është zhvilluar tek gjashtë tema: Gjykata e Lartë; COVID-19; ekonomia amerikane; tensionet racore dhe praktikat e ruajtjes së rendit në SHBA; integriteti i procesit zgjedhor amerikan; e kaluara, politikat dhe praktikat e ndjekura nga secili kandidat.

Reklame

Tema e parë që është trajtuar ka qenë ajo për koronavirus e cila ka zgjat 20 minuta, duke u biseduar për ndikimin në ekonomi, vaksinat, maskat dhe trajtimin e përgjithshëm të krizës nga Trump.

17 minuta ishin diskutim për racën dhe dhunën, ndërsa 11 minuta ishin për integritetin e zgjedhjeve dhe 10 minuta për ndryshimin e klimës.

Trump foli më pak se Biden me rreth 38 minuta, krahasuar me 43 minuta të marra nga ish-nënsekretari.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për ndërprerje, presidenti Trump ndërpreu rreth 73 herë, folësin.

Trump gjithashtu mori pjesën më të madhe të pyetjeve nga Wallace, me 15 krahasuar me katër të Biden dhe kishte 14 kundërshtime me nëntë të Biden, shkruan BBC.