Dedaj demanton Taravarin: Kosova nuk përzihet në zgjedhjet e 12 prillit

Advertisment

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, përms një postimi në Facebook, ka sqaruar pozicionin e shtetit të tij ndaj proceseve politike në Maqedoninë e Veriut, me theks të posaçëm në politikat e brendshme elektorale, përcjell KOHA.

“Republika e Kosoves dhe institucionet shteterore te vendit tonë, nuk perzihen dhe nuk nderhyjne ne politikat e brendeshme te Shkupit zyrtar.

Reklame

Në qendrojme neutral dhe te balancuar sa iu perket koalicioneve eventuale te subjekteve politike ne shtetin tonë fqinj, duke pasur parasysh se zgjedhjet nacionale te 12 prillit 2020, ekskluzivisht jane çeshtje e qytetarve, institucioneve dhe subjekteve politike te Republikes se Maqedonise se Veriut, kurse ne si shtet fqinj dhe mik, deshirojme qe ne Maqedonie e Veriut, te rrjedhe nje proces i ndershem, transparent dhe demokratik elektoral, duke arritur progresin e plote te stabilitetit, zhvillimit ekonomik, progresit dhe integrimit euro-atlantik te Republikes se Maqedonise se Veriut!”, ka shkruar Dedaj.