Dedaj uron hyrjen e Maqedonisë në Nato me foton e BDIsë

Advertisment

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i cili njihet për afërsinë e tij me partinë e Ali Ahmetit, BDInë, ditën e nënshkrimit të Protokollit për aderim në NATO e ka uruar këtë të fundit me një foto të deputetëve të BDIsë dhe liderit të tyre, Ali Ahmeti, shkruan Gazeta Express.

Roli i ambasadorit nuk duhet të jetë selektiv, por përfaqësimi i shtetit në mënyrë dijitoze për të gjithë spektrin politik në vend.

Reklame

Dedaj edhe në shumë raste tjera, përmes postimeve dhe fotografive ka dëshmuar miqësinë e tij me BDInë e Ahmetit, që në shumë raste ka anashkaluar partitë tjera shqiptare ne Maqedoni të Veriut.