Dëgjohen britma, ka të plagosur dhe të vdekur/ Ja çfarë po ndodh në Kroaci (Video)

Nga tërmeti në Kroaci dyshohet se ka viktima. Deri tani flitet se mes viktimave është një fëmijë, ndërsa dëgjohen britmat dhe thirrjet për ndihmë të njerëzve nën rrënoja, sipas mediave vendasve.

Epiqendra e tërmetit ishte Petrinja, por lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit 6.3 ballë ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit.

Reklame

Tërmeti u ndje edhe në Serbi. EMSC deklaron se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë këtë vit.