Dekada e sëmundjeve, depresionit dhe kequshqyerjes te shqiptarët

56

Në dhjetë vitet e fundit, shëndeti i shqiptarëve dhe stili i jetesës është përkeqësuar në drejtim të sëmundjeve jo të transmetueshme. Janë rritur prevalencat e obezitetit, hipertensionit, diabetit, kancerit etj.

Një anketë e udhëhequr nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT te 15,800 persona në vitin 2018 gjeti se shqiptarët vuajnë rëndë nga shëndeti mendor. Gati 60- 70% e të anketuarve kishin kaluar një përvojë depresioni dy javë para anketës, teksa 18% e grave dhe 13 % burrave ishin në depresion gjithë kohës.

Vitin e kaluar, 1 në 5 femra dhe 1 në 6 meshkuj të moshës 15-59 vjeç raportuan se ishin diagnostikuar me të paktën një sëmundje jo të transmetueshme (kardiovaskulare, neoplazma, diabeti etj.)

 

Periudha e tranzicionit ka ndikuar negativisht te shëndeti i popullatës për disa sëmundje si kanceri, ato kardiovaskulare dhe shëndeti mendor, prevalencat e të cilave po rriten vit pas viti, për shkak të regjimeve ushqimore të gabuara, mungesës së aktivitetit fizik dhe urbanizimit me shpejtësi të vendit.