Deklarata befasuese e Monika Kryemadhit: Unë nuk e njoh koronavirusin

Advertisment

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte ditën e sotme për vizitë në malin e Tomorrit, në ditën e shenjtë të festës së Abaz Aliut.

Kryemadhi ka kryer ritin e faljes tek varret e dervishëve të teqes së Abaz Aliut dhe ka dhënë edhe një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët.

Reklame

Krahas riteve që Kryemadhi i ka kryer me devotshmëri, në një deklaratë për mediat në dalje të teqes, ajo ka thënë se nuk e njeh virusin.

“Dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashinjë dhe të gjithë popullin shqiptar që gjithë ajo mbarësi që Abaz Aliu të rikthehet dhe njëherë për t’ju sjellë shqiptarëve më shumë begati, më shumë punësim, një jetë më të qetë, dhe garanci për fëmijët. Për të ruajtur familjen që është e shenjtë. Zoti i ndihmoftë shqiptarët. Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID” tha Kryemadhi.