Deklarata e fortë e Grida Dumës: Na u ofruan 3 banda për të ardhur në pushtet, kishin dy kushte

Advertisment
HTML Image as link

“Do vijmë me ju sepse pushteti është me ju. Do bëhemi me ju, por ne duam Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë…”

Kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike, Grida Duma ka teguar publikisht se Partia Demokratike ka pasur oferta nga tre banda. E ftuar në “Open”, Duma tha se bandat në këmbim të mbështetjes së tyre u kanë kërkuar Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë.

Reklame

Kandidatja për deputete, tha se ajo gjë që i ka pëlqyer nga kryedemokrati Lulzim Basha është së ai ka thënë direkt ‘Jo’, duke mos u unduar nga ofertat.

Deklarata e Grida Dumës:

“Kemi pasur oferta nga tre banda të ndryshme. Na është thënë. Do vijmë me ju sepse pushteti është me ju. Do bëhemi me ju, por ne duam Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë. Ajo që do të them unë për të disatën herë është një ‘JO’. Ajo që do të vlerësoj unë tek zoti Basha, tek ai njeri, është që kur unë i kam thënë ‘ka ardhur filani e fistëku, kërkon këtë e atë’. Dhe me një tundje dore më ka thënë ‘Jo’. Dhe ne këto ua kemi dërguar edhe ndërkombëtarëve se si po veprohet dhe ç’po bëjnë. Nuk kam pasur asnjëherë tundime, as në Durrës e as në Kavajë,”– tha Duma.