Deklarata e fortë e shkencëtarit amerikan nxit debat në SHBA

Advertisment

Deklarata e shkencëtarit amerikan, Anthony Fauci ka nxitur debat në SHBA.

Ajo është përdorur në një reklamë fushate ku Fauci shprehet se nuk mund të imagjinojë që dikush mund të bëjë më shumë për të luftuar Covid-19, ku të gjithë kujtuan se ai e kishte Presidentin Donald Trump.

Reklame

Por vetë shkencëtari amerikan thotë se ajo është nxjerrë nga konteksti dhe po përdoret nga qeveritarët gjatë fushatës elektorale. Ai thotë se këtë mesazh e kishte për bluzat e bardha dhe jo për presidentin. Ai tha se nuk ka mbështetur asnjëherë kandidatë politikë.

“Komentet e mia të cilat merren dhe përdoren pa lejen time në reklamën e fushatës u nxorën nga konteksti nga një deklaratë e gjerë që bëra muaj më parë në lidhje me përpjekjet e zyrtarëve federalë të shëndetit publik. Në gati pesë dekada të shërbimit tim publik, unë kurrë nuk kam mbështetur publikisht ndonjë kandidat politik,” tha ai.

Eksperti i sëmundjeve infektive ka pasur përplasje me Trump rreth mënyrës së trajtimit të pandemisë.

Top Channel