Deklarata e Jose Mourinhos pas fitores ndaj Shkëndijës

Advertisment

Tottenhami ka eliminuar Shkëndijën e Tetovës në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës.

Golat për skuadrën angleze i shënuan Lamela, Heung Min Son dhe Harry Kane, ndërsa për tetovarët realizoi Valmir Nufiu.

Reklame

Pas ndeshjes trajneri i ‘spursave’, Jose Murinho, ka thënë se ishte një takim i vështirë.

“Ne nuk ishim më të mirët, por ia dolëm të bënim punën tonë. Ata na dhanë një ndeshje të vështirë dhe kishim frikë kur barazuan, por në futem mekanizmin tonë të sulmit dhe ia dolëm ta fitojmë ndeshje” është shprehur strategu portugez.

Tottenhami pas kësaj fitoreje ka kaluar në Play-Off, nga ku do të kërkoj kualifikimin për në fazën e grupeve në Ligën e Evropës./Gazeta inFokus