Deklarimet e Kasamit, ASH: Asnjë kombinatorikë mes nesh dhe Besës

Advertisment

Deklarimet e kreut të lëvizjes Besa, Bilall Kasami, se do të shtojnë numrat në kuvend me dy deputetë të koalicionit ASH-AA, nuk e shqetësojnë opozitën shqiptare. Nga ASH sot thanë se janë të fortë si koalicion dhe përfaqësojnë opozitën me votën e pastër shqiptare.

“Nëse ka ndodhur transfer politik në këtë vend, ka ndodh nga ai dhe subjekti i tij që idealin kombëtar e ka shkrirë në LSDM dhe me votat e LSDM-së është sot deputet. Ndërsa deputetët tanë janë këtu falë votave të 82 mijë qytetarëve shqiptarë. Asnjë kombinatorikë nuk mund të ketë mes nesh dhe atyre.

Reklame

Për momentin vetëm Hisni Ismaili nuk është kërtu sepse është me Covid e nëse kanë kaluar dy i bjenë te ata të kenë kaluar dy kryetarët tanë, sepse ne nuk kemi pazare të tilla. Subjekti politik që ju e përmendni, nuk është i denjë që ne të meremi me matematika apo llogaritje të tilla.”, tha Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar ASH-AA./Tvm2