Deklaroi se koronavirusi s’është i vërtet dhe Ramën e quajti fashist, nisin hetimet për Olsi Jazexhiun

Në një kohë kur bota ka shpallur pandeminë, nga e cila aktualisht numërohen 42 344 vdekje, analisti Olsi Jazexhiu është shprehur publikisht se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha është një shpikje.

Në postimet e tij në Facebook, Jazexhiu ka rrëzuar poshtë vërtetësinë e virusit, ndërkohë që nuk ka kursyer edhe komente ndaj masave shtrënguese të marra nga qeveria Rama.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Mësohet se ditën e djeshme janë marrë nën hetim 10 qytetarë, për “deklarata të gabuara”, në mesin e tyre edhe Jazexhiu.

E ftuar mbrëmë në emisionin “Open”, gazetarja Anila Hoxha deklaroi se për të dhe të tjerët kanë nisur hetimet dhe se tashmë dosja gjendet në prokurori.