Deklatatë e turpshme e basketbollistes serbe për Kosovën

Advertisment

Basketbollistja serbe, Jelena Todorovic, e cila luan në Australi, ka bërë një deklaratë skandaloze në lidhje me Kosovën, transmeton zeri.info

Ish-basketbollistja e Crvena Zvezdës e ka quajtur Kosovën si “Kosova Metohi”.

Reklame

“Unë jam shumë e pasionuar pas grave dhe fëmijëve dhe me ndihmën e komunitetit tonë të madh serb në Australi unë mund të ndihmoj shoqatat bamirëse dhe të marr fonde për fëmijët e sëmurë dhe me nevoja të veçanta, sidomos në Kosovë dhe Metohi. Sepse dhuna ende është një problem i madh në Serbi, për dallim nga Australia ku gratë dhe fëmijët e kanë maksimumin e mbrojtjes nga shteti”, ka thënë serbja.