Del në sheh e vërteta, flet zonja që u aksidentua nga Ilda Bejleri: Më hodhi dy metra tutje!

Advertisment

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Shoferja që shkaktoi aksidentit dyshohet se është moderatorja e njohur Ilda Bejleri, e cila pasi ka përplasur zonjën 63-vjecare, këmbësore, është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Reklame

Pas denoncimit nga ana e qytetarëve në vendngjarje, Bejleri reagoi duke thënë se kjo ishte një shpifje nga ana e gazetarëve, por si duket moderatorja ka gënjyer.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte”0 ka deklaruar nga spitali zonja e përplasur nga makina e Ilda Bejlerit.

“Ajo u tha: ‘pse këtu kalohet?’ Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital.

Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm.

Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi.

Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”- ka deklaruar zonja në fjalë për dritare.net.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksidentin”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/