Del sondazhi i fundit/ Trump ngushton diferencën me Biden

Advertisment

2 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale amerikane, Donald Trump ka ngushtuar avantazhin me kandidatin demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden. Sondazhi i fundit i gazetës amerikane “The Wall Street Journal” tregon se Trump është 10 pikë prapa Biden me përqindje.

Ish-zëvendëspresidenti Biden dominon Trumpin me 52%, kundrejt 42% të mbështetjes që ka presidenti aktual shumë pak para zgjedhjeve. Sondazhi zbulon se gratë dhe të moshuarit janë kthyer kundër presidentit, me të dy grupet që favorizojnë Bidenin me diferencë dyshifrore.

Reklame

Sidoqoftë, sondazhi tregon se gara po bëhet më interesante kur diferenca ngushtohet në 12 shtete. Në këto, Biden mban një epërsi prej 6 pikësh, përkatësisht 51%, kundrejt 45% sa ka Trump. Muajin e kaluar, epërsia e Biden në këto shtete ishte 10 pikë.

Avantazhi i Biden në shtetet më të lëkundura korrespondon në shumë sondazhe që tregojnë një garë të ngushtë dhe rrugë të mundshme që Trump të ndërtojë një shumicë të Kolegjit Zgjedhor pa fituar votën e popullit, siç ndodhi në vitin 2016. Zgjedhjet në SHBA mbahen më 3 nëntor.