Del videoja ku punonjësja norvegjeze merr me forcë dy vajzat shqiptare nga nëna

Është publikuar momenti ku punonjësa e shtetit norvegjez largon me forcë dy vajzat e vogla të çiftit Alitcia Forsberg dhe Armend Caushi.

Çifti shqiptaro-norvegjez denoncuan pak ditë më parë në “Abc-ja e mëngjesit” se shteti norvegjez iu kishte marë katër fëmijët e tyre dhe se nuk dinin ku ndodheshin, por vetëm komunikonin me ta nëpërmjet internetit.

Gazetarja e emisionit, Bora Shahini ka nxjerrë videon e momentit kur dy vajzat e vogla merren nga nëna me forcë ndërsa shihen duke qarë.

“Jo, jo nuk dua të vij, dua të shkoj te mami”, dëgjohet duke thënë vajza e madhe.
Në një tjetër video, shihet vajza e madhe Alice teksa shprehet se dëshiron të kthehet në shtëpi.

Video keni ne linkun ne vazhdim

https://abcnews.al/mos-me-merr-nga-mami-del-videoja-ku-punonjesja-norvegjeze-merr-me-force-dy-vajzat-shqptare-nga-nena/