Demant/ Ministri Shaqiri nuk është kandidat për Strugën, asnjë ministër i BDI-së nuk do të garojë në zgjedhjet e tetorit

AdvertismentCustom Text

Ministri aktual i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri nuk do të jetë kandidatë për kryetar të Komunës së Strugës nga radhët e BDI-së, thonë burime të larta partiake brenda kampit të integristëve për PRESSonline.mk

“Ministri Shaqiri ka shumë punë për të bërë në ministrin që e drejton. As ai, por as edhe ndonjë tjetër ministër nga radhët e BDI-së, nuk do të garojë në zgjedhjet lokale”, thonë burime partiake nga BDI për PRESSonline.mk

ReklameCustom Text

Gjatë ditës u raportua se pikërisht ministri Shaqiri do të garojë me siglën e BDI-së për Strugën, por burime konfidenciale pranë BDI-së për PRESSonline.mk janë prerë se Shaqiri nuk do të jetë kandidatë për kryetar të Strugës.

Sipas informacioneve nga dega e BDI-së në Strugë, të gjithë nëndegët e kësaj partie mbështesin kandidaturën e kryetarit aktual të Strugës, Ramiz Merko edhe për një mandat, por e njëjta pritet të verifikohet nga organet partiake dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. (PRESSonline.mk)