Demant nga SHVL UÇK për lajmin e rr emë ndaj Nazim Bushit e Artan Grubit (FOTO)

Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka reaguar në lidhje me lajmin e rremë që doli dje në opinion që supozonte për reagimin e SHVL UÇK-së ndaj ish komandantit të brigadës 114 “Fadil Sulejmani” të UÇK-së, Nazim Bushi, aktualisht zv.Ministër i MPB-së, si dhe ndaj Artan Grubit, zv.Kryeministrit të Parë në RMV.

Nga kjo organizatë demantojnë këto lajme duke thënë se reagimi i rremë nuk është shkruar dhe as që është lëshuar nga SHVL UÇK me kryetarin Fazli Veliu, shkruan TetovaSot.

Më tej SHVL UÇK shton se, Nazim Bushi ka qenë dhe mbetet figurë emblematike e cila ka dëshmuar në vitin 2001 se kujt i shërben, andaj sipas tyre, çdo tentim për baltosje të figurës së tij, apo cilit do qoftë komandanti, eprori apo ushtari të UÇK-së, vlerësojnë se nuk është gjë tjetër përpos se tentativë e dështuar për njollosjen e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe vlerave të saj. /TetovaSot/