Dëmet nga tërmeti, Rama: Nga të dhënat, jemi mbi 1 miliard euro

Advertisment

Kryeministri Edi Rama, prezantoi ditën e sotme platformën e aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, pas goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama u shpreh në fjalën e tij se në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe Bankën botërore po punohet për raportin e dëmeve dhe nga të dhënat e deritanishme janë mbi 1miliard euro.

Reklame

Po ashtu, kryeministri tha se do të ishte e pamundur që qeveria e mëparshme të arrinte të përballonte këtë situatë të krijuar si pasojë e tërmetit.

“Me BE, Bankën Botërore po punojmë për raportin e dëmeve. Nga të dhënat e deritanishme jemi mbi 1 miliard euro. Raporti zyrtar do të bëhet publik sipas parashikimit më 4 shkurt. Të raporti nuk hyjnë vetëm dëmet në banesa. Kemi shkuar deri tek dëmet e shkaktuara nga tërmeti në sektorë të ekonomisë.

Sot do ishte e pamundur që nëse ne nuk do të kishim bërë reformat që kemi bërë, nëse do të ishte qeveria e mëparshme që largqoftë do i kishte rënë tërmeti, sot do ishte e pamundur që buxheti të ishte kaq sa është”, tha Rama./Opinion.al