Demiri: Oferta e ASH së, joserioze dhe qesharake (VIDEO)

Advertisment

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rruga Drejt’ në Alsat M, ku ka folur rreth situatës aktuale politike dhe opsionet e BESËS për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit.

Demiri tha se oferta e kreut të ASH-së, Ziadin Selës ishte joserioze dhe qesharake dhe ofertat ultimative për Besën janë të papranueshme. Sipas Demirit, oferta ishte taktizim i Selës.