Demiri priti në zyrat e Agjencionit për punësim Atasheun Austriak

Gjatë ditës së sotme në rrjetin e tij social Facebook, Abdush Demiri ka njoftuar se në ambientin e Agjencionit për Punësim të RMV-së priti në takim Atasheun Austriak, përshkak të mos përfshirjes të të rrinjëve në tregun e punës,

tema e bisedës ndërmjet Demirit dhe Atasheut Austriak kishte fokusin tek përfshirja e të rrinjve në tregun e punës.

Reklame

Demiri në facebook ka shkruar:
Sot zhvillova një takim pune me atasheun austriak për çështje bilaterale dhe marrëdhënie ndërkombëtare të politikës sociale, z.Herald Fuger. Fokusi i takimit ishte krijimi i mundësive më të mëdha të përfshirjes së kategorive të rrezikuara dhe të rinjve në tregun e punës.

Atasheu austriak Fuger vuri në dukje idetë e pasurimit të politikave të punësimit, në takim gjithashtu filloi një iniciativë e thellimit të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë në fushën e avancimit të situatës në tregun e punës.

Për në fund, drejtori Demiri dhe atasheu Autriak ranë dakord që të intensifikojnë raportet e tyre në drejtim të nënshkrimit të një memoranduni që do të shërbente kryesisht për të rinjtë, kategoritë e rrezikuara dhe përfshirjen e tyre sa më shumë në tregun e punës.