Dëmshpërblehen 80 për qind e depozituesve në Eurostandard , janë paguar 3.3 miliardë denarë

Advertisment

Fondi i Sigurimit të Depozitave deri më tani ka paguar 3.3 miliardë denarë nëpërmjet katër bankave përmes të cilave kompensohen depozituesit e Bankës Eurostandard, që është 80 për qind e mjeteve totale nga Fondi në katër bankat komerciale përmes së cilave realizohet pagesa e kompensimit.

“E gjithë kjo tregon se pagesa e kompensimit është bërë me dinamikë relativisht të shpejtë dhe afër 4/5 e mjeteve të depozituesve të Bankës Eurostandard SHA Shkup në falimentim me të drejtën e kompensimit, janë dëmshpërblyer”, theksojnë nga Fondi i Sigurimit të Depozitave.

Reklame

Nga fondi theksojnë se dëmshpërblimi i trashëgimtarëve sipas vendimeve të trashëgimisë, gjithashtu bëhet pa probleme dhe pagesa e tyre bëhet direkt përmes Fondit të Sigurimit të Depozitave.

Pagesa filloi më 15 shtator të këtij viti, ndërsa depozitat paguhen deri në shumën maksimale të përcaktuar ligjërisht prej 1,850,889 denarë.

Pagesa do të bëhet përmes Bankës Komerciale, NLB Bankës, Stopanska Bankës dhe Halk bankës.

Subjekt i kompensimit janë principali i depozitit, interesi i akorduar dhe i përllogaritur dhe interesi i papaguar deri më 12 gusht 2020, kur bankës iu hoq leja për punë.