NJë ditë para festës së Fitër Bajramit, disa qytetarë të pa sjellshëm kanë thyer ulëset në Tetovë. Pas këtij vandalizmi ka reaguar edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila thotë se vandalizmi padyshim që eshtë i dëmshëm dhe kushton, por në anën tjetër shërben edhe si një shembull i shëmtuar i sjelljes shoqërore, për atë se si nuk duhet të jemi e të veprojmë!
Ata do të thyejnë e prishin, ne do të ndërtojmë e rregullojmë akoma më shumë.
“Vandalizmi padyshim që eshtë i dëmshëm dhe kushton, por në anën tjetër shërben edhe si një shembull i shëmtuar i sjelljes shoqërore, për atë se si nuk duhet të jemi e të veprojmë!
Ata do të thyejnë e prishin, ne do të ndërtojmë e rregullojmë akoma më shumë!” shkruan kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi./TS/