Dëmtohet gjatë natës parku i vetëm i gjelbërt në Tetovë (video)

Parku i vetëm i gjelbërt në Tetovëdëmtohet gjatë natës .

E vetmja hapsirë e gjelbërt për pushim dhe rekreacion”Parku i gruas” pranë stacionit të autobusëve para dy tre vitesh u rregullua, ndërsa kohëve të fundit pothuajse është shkatërruar.

Reklame Custom Text

Aksesorë për fëmijë dhe rekreim apo trajnime mungojnë ose dëmtohen qëllimisht.

Puntorët nga Ndërmarja Publike janë parë në teren duke hequr mbetjet nga rekuizitet e dëmtuara të parkut të gruas.

Ata poashtu kanë pastruar edhe mbetjet të cilët hidhen vend e pa vend nga qytetarët të pandërgjegjshëm Tetovarët këtë e kanë të vetmin park ku mund të shëtitet dhe të shfrytëzohet përkohën e lirë.

 

Nga atjetër vizitorët nuk ankohen nga institucionet por nga njerzit e pandërgjegjshëm të cilët në orët e vona të natës e shfrytëzojnë parkun dhe pas vetes lënë mbeturina në secilin skaj.

Edhe në hapsirën e parkut vërehete prania e kamerava për mbikqyrje por deri më tani institucionet nuk kanë marë masa në këtë drejtim dhe dita ditës ky park vazhdon të dëmtohet shumë emë shumë.

Në gjendje të mjerueshme shihet edhe parku i cili është ngjitur me parkun e gruas dhe ishte donacion nga organizata të huaja joqeveritare por riparimet dhe ndërtimet e të njejtit janë thyer dhe dëmtuar./TV KOHA