Denim me burg për vozitje mbi 70km në orë nga e lejuara, ja propozimet e reja

Janë duke u përgatitur ndryshime të reja të Kodit Penal. Nëse vozitni 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, automatikisht do t’u shqiptohet masa – b urg prej 3 vjetëve.

Ky është vetëm një nga propozimet për dënime më të ashpra për shoferët. Me të njëjtën masë do të përballen edhe vozitësit që parakalojnë në linjë të plotë, vozisin në korsinë e kundërt, ngasin nën ndikimin e alkoolit, dr ogës ose nëse nuk i respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.