Dënime në komunikacion për 775 persona në rrethinën e Tetovës në qershor

Advertisment

Gjatë qershorit, policia e Tetovës ka kontrolluar 4.009 automjete, me ç’rast dënime ka shqiptuar për 775 kundërvajtje. Për shkak të llojeve të konstatuara të ndryshme të kundërvajtjeve, në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacion në rrugë dhe Ligjin për automjete, nga komunikacioni janë përjashtuar 76 automjete, të gjithë me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, informon Koha.mk

“Shkeljet e zbuluara në komunikacion në qershor, janë rrumbullaksuar me 352 shkelje, 62 urdhëresa për pagesë dhe 362 vërejtje me shkrim, ndërsa për kohë të caktuar janë marrë edhe 18 patentë shoferi dhe 48 leje të qarkullimit. Në qershor gjithsej janë marrë edhe 196 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marian Josifoski.

Reklame

Gjatë qershorit të këtij të viti, po ashtu, nga komunikacioni janë përjashtuar dhe 169 shoferë, prej të cilëve 123 për shkak të asaj se e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjashtë të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 19 shoferë-fillestarë, shtatë me ndalesë për drejtim të automjetit dhe 11 me kategori joadekuate. (koha.mk)