Garat ilegale me motora në Shkup, konfiskohen tre motoçikleta

Advertisment

Janë sanksionuar 12 vozitës të motorëve të cilët kanë organizuar “gara të kundërligjshme” në rajonin e Shkupit, ndërsa përkohësisht janë marrë tre motoçikleta në kuadër të kontrollit policorë.

“Sektori për punë komunikacioni pranë Byrosë për siguri publike në koordinim me Sektorin për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup më 19/20.07.2020

Reklame

në periudhën prej orës 18:00 deri në orën 20:00 ka realizuar kontroll për zbulimin e shoferëve të motorëve të cilët organizojnë “gara të kundërligjshme” në rajonin e Shkupit, kumtoi sot MPB.