Deputetët arrijnë në Kuvend, në hyrje u matet temperatura (video)

Advertisment

Sot konstituohet Kuvendi i Maqedonisë Veriut. Seancën do ta udhëheqë kryetari në largim Talat Xhaferi.

Për shkak të respektimit të protokolleve të veçanta për mbrojtje nga koronavirusi, seanca do të mbahet në sallën nën Kupolën e madhe dhe jo në sallën “Maqedonia”, ndërsa votimi do të bëhet në mënyrë manuale me karton.

Reklame

Numri më i madh i deputetëve kanë arritur në Kuvend, ndërsa në hyrje të gjithëve u është matur temperatura, për shkak të mbrojtjes nga Covid-19. /SHENJA/