Deputetët e pavarur të VMROsë do ta pádisin Milloshoskin

Advertisment

Grupi i pavarur i deputetëve të VMROsë, gjegjësisht 8 deputetët të cilët i votuan ndryshimet kushtetuese që i parashikonte Marrëveshja e Prespës, tërësisht i hedhin poshtë, siç thonë ata gjetjet e rrejshme të deputetit Antonijo Milloshoshki,

në emisionin “Alfa”, ku i ka akùzùar për kòrruptim të 8 deputetëve derisa i kanë votuar ndryshimet kushtetuese, njofton Portalb.

Reklame

Ata paralajmëruar padi për shpifje kundër Milloshoskit.

“Në vazhdimësi udhëheqësia e VMROsë thotë kësi shpifje për kòrruptim. E inkurajojmë deputetin Antonio Milloshoski dhe të tjerët nga udhëheqësia e VMROsë, nëse kanë prova për kësi shpifje, menjëherë t’i paraqesin në Prokurorinë Publike.

Në të kundërtën, paralajmërojmë se këto gjetje duhet që t’i dëshmojnë në procedura gjyqësore”, paralajmëruan nga grupi i 8 deputetëve të përjashtuar nga VMROja.