Deputeti i BDI-së e shpëton Trajko Veljanovskin nga arrestiimi

152

Komisioni për mandate dhe imunitet i Parlamentit të Maqedonisë nuk ka votuar marrjen e mandatit të deputetit Trajko Veljanovski, kjo fal deputetit të BDI-së Agim Shaqiri

Kur komisioni hodhi në votim marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit ishin vetëm 8 deputet të cilët votuan në mënyrë të barabartë, 4 pro dhe katër kundër marrjes së imunitetit të Veljanovskit. Agim Shaqiri i cili mund të bënte diferencën nuk ka qenë prezent në mbledhje.

Kryetari i komisionit Palve Bogoevski ka thënë se edhepse nuk është dhënë një qëndrim konkret, kjo nuk do të thotë se kërkesa për heqjen e imunitetit është eliminuar.

Qëllimisht ose jo, sot deputeti shqiptar u bë shpëtimtari i Veljanovskit i cili është i dyshuari kryesor për organizimin e natës së përgjakshme të 27 Prillit. /Tetova1

https://www.sobranie.mk/bashkimi-demokratik-per-integrim-ns_article-agim-shaqiri-16-al.nspx