Deputeti i LSDM-së pozitiv me COVID-19

Advertisment

Deputeti i LSDM-së Llaze Tanevski nga Ohri është pozitiv me koronavirus. Ai në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se është i infektuar, ndërsa familja e tij janë testuar dhe se të gjithë janë negativ.

“Dua t’ju informoj se për shkak të një udhëtimi të paevitueshëm, me vetëiniciativë bëra testim për Kovid-19. Për fat të keq, edhe krahas respektimit të të gjithë masave dhe protokolleve nga ana ime, i njëjti është pozitiv. Njëherit, dua t’ju njoftoj se anëtarët e familjes time janë testuar dhe të gjithë janë negativ. Unë ndjehem mirë dhe nuk kam kurrfarë simptome. Masën për izolim do ta respektoj si edhe të gjithë qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar Tanevski.

Reklame

Ai ka apeluar deri te qytetarët që të jenë maksimalisht të kujdesshëm.
Paraprakisht, sot nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftuan se deputeti Ismail Jahoski është pozitiv me koronavirus.