Në këto momente po vazhdon seanca e parlametit të Serbisë ku përsëri deputeti shqiptar ka shkaktuar “termet” të vërtet duke shpalosur flamurin kombëtar shqiptar në parlamentin serb, raporton rtvpresheva.com
Deri sa po diskutonte për cenimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e Serbisë, Shaip Kamberi pyeti kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq se “ai është e mundur që flamuri serb valvitet lirshëm në Kosovë e në Maqedoni kurse shqiptarët në Luginë nuk kanë këtë të drejtë”? Pasi shtroi këtë pyetje z.Kamberi nxorri flamurin kombëtar shqiptar dhe e vendosi në foltore duke shtuar se edhe me ligjet e Serbisë flamuri shqiptar guxon të paraqitet publikisht kur shpaloset bashkë me flamurin shtetëror të Serbisë.
Ky veprim i deputetit Kamberi ngjalli reagime të shumta nga kryeministrja Brnabiq kurse Ivica Daçiq prap i tërhoqi vërejtjen Kamberit “që të ketë parasysh se ndodhet në parlamentin e Serbisë dhe duhet të ketë kujdes”
Debatet e ashpra mes Kamberit dhe udhëheqësve serb po vazhdojnë edhe në këto momente. Ndiqni Videon nga seanca e Kuvendit.
VIDEO:
https://www.facebook.com/watch/?v=994012701119395