Deputeti serb i parlamentit malazez: S’mund t’jua lëmë muslimanëve Malin e Zi (Video)

Advertisment

Tensionet më të fundit mes Serbisë dhe Malit të Zi, janë reflektuar dhe në një gjuhë anti-shqiptare, e po ashtu dhe anti-muslimane, nga ana e politikanëve serbë në parlamentin malazez.

Një i tillë, Milutin Gjukanoviç, tha se vendi (Mali i Zi), falë serbëve, nuk iu dorëzua projektit të Shqipërisë së Madhe,

Reklame

“Ne jemi shtylla e Malit të Zi – shumica e krishterë, shumica ortodokse, të cilët nuk pranuan të jenë shërbëtorë të projektit të Shqipërisë së Madhe…Ne nuk duam t’jua trashëgojmë Malin e Zi shqiptarëve, boshnjakëve, muslimanëve pra. Ne po luftojmë për mbijetesën e besimit të krishterë dhe ortodoks në këtë zonë,” theksoi deputeti serb.

Reagoi deputetja malazeze Aleksandra Vukoviç, duke thënë se askush nuk e kishte fyer ndonjëherë Malin e Zi në një mënyrë kaq të neveritshme.

“Ju keni lënë një njollë të turpshme mbi historinë e politikës suaj. Kjo është arsyeja pse do t’ju duhet një ligj për amnisti dhe falje nga qytetarët malazezë për atë që po bëni sot,” tha Vukoviç, në reagimin ndaj kolegut serb.