Deputetja e VV që çdo ditë udhëton me autobus nga Gjakova në Prishtinë (FOTO)

Advertisment

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari së bashku me djalin e saj Edonin kanë udhëtuar sot për në Prishtinë nga Gjakova më autobus. Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se “në muajt e fundit disa herë kam udhëtuar në linjën e autobusit Gjakovë – Prishtinë dhe anasjelltas”. Postimi i plotë:

Në muajt e fundit disa herë kam udhëtuar në linjën e autobusit Gjakovë – Prishtinë dhe anasjelltas. Përveq saktësisë së nisjes, komoditetit në udhëtim, çdo udhëtar gjen kohën për lexim, pushim dhe nuk e ka ngarkesën e vozitjes apo tollovisë në trafik.Sot me Edonin në linjën e #KushtrimiNM u nisëm për Prishtinë nga Gjakova. Udhëtoni dhe shfrytëzoni transportin publik, rekomandoni ndryshimet që mendoni se duhet të bëhen, ruajeni mjedisin dhe shpërbleni veten me kohën e dhuruar gjatë udhëtimit.

Reklame