Deputetja franceze për deklaratat anti-islame: Vendi jonë i ngjan një ‘shoqërie para-fashiste’

Advertisment

Duke komentuar deklaratat e fundit anti-islame në Francë, Clementine Autain, një deputete franceze, tha se vendi gjithnjë e më shumë i ngjan, siç tha ajo, një “shoqërie para-fashiste”.

Tema kryesore në publikun francez ditët e fundit kanë qenë deklaratat dhe pikëpamjet e Presidentit Emmanuel Macron dhe politikanëve të tjerë francezë, kundrejt Islamit dhe muslimanëve.

Reklame

Autain, një gazetarë dhe deputete i La France Insoumise (Franca e Pakonkuruar), i tha Le Monde se pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty më 16 tetor, politikanët francezë, veçanërisht ish-kryeministri Manuel Valls, fyen muslimanët në vend që të ndërtonin unitet.

Ajo vuri në dukje se lufta kundër radikalizmit duhet të udhëhiqet nga logjika, jo nga emocionet.

“Franca mund të humbasë kontrollin e ngjarjeve. Vendi ynë po shkel liritë dhe demokracinë për të mbrojtur liritë dhe demokracinë. Diskutimet në Francë janë kthyer në një konkurrencë të ideve të ekstremit të djathtë,” tha Autain.

Ajo kujtoi ndalimin e mbajtjes së shamisë dhe se disa politikanë kërkuan që raftet e ndara me produkte hallall të ndalohen në tregje, duke vënë në dukje se në vend të logjikës dhe ndërgjegjes universale, urrejtja dhe hakmarrja dhe ligjet që kufizojnë liritë filluan të mbizotëronin në vend.

“Një mjedis i tillë nuk i zgjidh problemet e mëdha në të cilat ndodhemi. Ajo vetëm çon në konflikt civil”, tha Autain, duke shtuar se dhuna dhe urrejtja janë gjithnjë e më të pranishme edhe në mediat sociale.

“Çdo ditë, vendi ynë duket gjithnjë e më shumë si një shoqëri para-fashiste,” tha ajo.

/e.rr