Deputetja kurde në Bundestagun gjerman me fjalim kundër shqiptarëve: AKSH ende kryen s.ulme në Maqedoni!

42
Die Vize-Fraktionsvorsitzende der Partei Die Linke, Sevim Dagdelen, spricht am 21.11.2017 im Bundestag in Berlin. In seiner 2. Sitzung der 19. Legislaturperiode berät der Deutsche Bundestag unter anderem über Bundeswehreinsätze und die Einsetzung verschiedener Ausschüsse. Foto: Silas Stein/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++
#

E djathta e.kstremiste gjermane dhe e majta ek.stremiste gjermane vazhdojnë të jenë kundër lirisë së Kosovës dhe të shërbejnë si b.anda të Milosheviqit, Vuçiqit dhe Putinit.
Parlamenti gjerman së fundi e vazhdoi praninë e ushtarëve gjermanë në Kosovë – edhe për një vit. Është misioni më i gjatë ushtarak gjerman në botën e jashtme. Partitë kryesore gjermane, konservatorët e kancelares Angela Merkel dhe socialdemokratët e ministrit të Jashtëm, Heiko Maas, e përkrahën vazhdimin e mandatit.

Si në vitet e kaluara edhe sivjet e majta ekstremiste proruse (DIE LINKE) e përshkroi Kosovën me ngjyrat më të zeza. Sivjet të majtës gjermane iu bashkua edhe Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti e ek.stremit të djathtë, që duartrokitet nga neonazistët, nga Rusia dhe nga regjimi sirian i kri.minelit të lu.ftës Bashar al-Asad. Një deputet i AfD-së e quajti ish-ministren amerikane të Punëve të Jashtme, Madeleine Albright, “ka.sape të Ballkanit”. Ky deputet është me or.igjinë çeke. Madeleine Albright u lind në një familje hebraike në Pragë. Ndërsa deputetja Sevim Dagdelen, me origjinë kurdo-alevite, edhe sivjet përsëriti gënjeshtrat e njëjta, siç i përsërit që nga viti 2005, kur u zgjodh në Bundestag si kandidate e DIE LINKE, të majtës proruse.

Dagdelen vajtoi edhe për “su.lmin” e Kosovës kundër një “punëtori rus të OKB-së” dhe për “sulmet brutale” kundër serbëve të Kosovës. Një deputet i ekstremit të djathtë (AfD) tha se “NLA” (me gjasë mendonte në të ashtuquajturën “Armata Kombëtare Shqiptare”, AKSH) ende kryen sulme në Maqedoni. Çfarë fantazie, çfarë t.merri, çfarë rre.ne, çfarë kr.imi parlamentar. Kush e ka menduar se në Parlamentin gjerman, në Bundestagun e famshëm, e.kstremistët e majtë dhe të djathtë, të gjithë deputetë, do të flasin siç fliste Slobodan Milosheviqi para 30 vjetësh në Gazimestan, kur paralajmëroi l.uftëra, pastaj ndezi l.uftëra, shkaktoi rreth 150 mijë vi.ktima, mbi dy milionë refugjatë, dhe dogji miliona biografi. V.diq i padënuar në një qeli në Hagë.

Është thjesht e pabesueshme se çfarë propagande kundër Kosovës bëhet në qarqet ek.streme politike në Gjermani. E pabesueshme është po ashtu se si një deputete e Partisë së Gjelbër (Katja Keul) u deklarua kundër themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Pro.vokimet e Serbisë ndaj Kosovës, a.rmatimin masiv, aleancat e Beogradit me shtetet antiperëndimore – nuk i përmendi askush nga ek.stremistët e kuq, bojëkafe dhe jeshil në Bundestagun gjerman. E pabesueshme sa rrenën e përhapën në Parlamentin gjerman gjithë këta e.kstremistë.

Dhe e pabesueshme se si përfaqësuesit e partive qeveritare gjermane nuk tregonin aq shumë vendosmëri për të mbrojtur të vërtetën historike të k.onfliktit të Kosovës. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen dhe do të bëhet edhe më keq, nëse Kosova nuk e pastron skenën politike. Dy dekada pas luftës është momenti i fundit që Kosova të sjellë në pushtet një gjeneratë tjetër të politikanëve.

Kjo gjeneratë do të jetë e aftë të mbrojë Kosovën. Nuk do të jetë injorante si klasa su.nduese politike aktuale e Kosovës që nuk ka haber pothuaj për asgjë dhe krejt ekspertizën e bazon në thashetheme. 20 vjet pas ç.lirimit të Kosovës duhet përmendur, për shembull, emrat e dy shpifësve më të mëdhenj gjermanë, të cilët minimizuan, b.agatellizuan dhe in.joruan kr.imet e Beogradit mbi shqiptarët e Kosovës. Gazetarët proserbë (promilosheviqianë), Mathias Ëerth dhe Jo Angerer, të televizionit publik gjerman ËDR, menjëherë pas luftës sajuan filmin dokumentar me titullin: “Filloi me një rre.në” (Es begann mit einer Lüge). Ata pretendonin se ndërhyrja e NATO-s ishte e ndërtuar mbi rr.ena, sepse më parë në Kosovë serbët pothuaj s’kishin kryer kri.me ma.sive. Ky film edhe sot citohet nga politikanët e ek.stremit të majtë dhe të djathtë gjerman dhe shërben si “d.ëshmi” për arsyetimin e krimeve masive serbe ndaj shqiptarëve. Kosova nuk duhet t’i harrojë emrat Mathias Ëerth dhe Jo Angerer. Ata kanë bërë aq shumë d.ëm. Por Kosova nuk duhet të harrojë as emrat e atyre gazetarëve gjermanë që de.maskuan propagandën serbomadhe në mediat gjermane. Këta gazetarë janë gjallë. Por Kosova zyrtare nuk i njeh, sepse Kosova nuk po e njeh as veten.

Trupat gjermane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë edhe një vit. Pas një viti me gjasë në Bundestagun gjerman do të zhvillohet debati i njëjtë: deputetët e partive qeveritare do të mbrojnë praninë e ushtarëve gjermanë në Kosovë, ndërsa e majta ek.stremiste dhe e djathta ek.stremiste do t’i recitojnë në Bundestag fjalimet e njëjta. A do të ketë Kosova një përgjigje në vitin 2020? (Enver Robelli, Koha Ditore)