Deputetja maqedonase: Blerim Reka pa etikë, v ulgarizoi politikën

Advertisment

Deputetja e pavarur në Maqedoninë e Veriut, Nikica Korubin ka komentuar emrimin e Blerim Rekës për Ministër të Jashtëm të Kosovës nga Albin Kurti. Sipas saj, kjo më shumë është interes personaë se interes shoqëror, përcjell TS.

“Rasti i fundit, kur kandidati i vitit të kaluar për kryetar në vendin tonë është kandidat këtë vit për ministër në një vend tjetër, hap çështje në dy nivele: etika në politikë ose, në një masë më të vogël, interes për politikën; dhe problemi i shtetësisë së dyfishtë dhe nëse ai me shtetësi të dyfishtë mund të ushtrojë zyra politike, përfaqësuese, ekzekutive në çdo shtet.

Reklame

Një punë është e drejtë private, por tjetër është puna kolektive, e mira publike dhe puna në interes të të tjerëve. Megjithë estradizimin e rrezikshëm dhe vulgarizimin e politikës, ajo është, sidoqoftë, një vetëdije e lartë thelbësore për të mirën e përbashkët dhe respektimin e sistemit. Apo të paktën duhet të jetë ves e, jo interes?” ka komentuar deputetja e pavarur në Maqedoninë e Veriut Nikica Korubin.

Ndryshe sot kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti publikoi emrat e ministrave të ardhshëm, ku më pas pati takim me presidentin Hashim Thaçi për të marrë mandatin. Nga takimi mes tyre nuk pati rezultate ku më pas presidenti Thaçi i dha 48 orë afat për të nominuar kandidatin për kryeministër./TS/