Deputetja maqedonase reagon pas propozimit të Rekës për shef të diplomacisë së Kosovës

Advertisment

Deputetja e pavarur në Maqedoninë e Veriut, Nikica Korubin ka komentuar emrimin e Blerim Rekës për Ministër të Jashtëm të Kosovës nga Albin Kurti. Sipas saj, kjo më shumë është interes personal se interes shoqëror, përcjell TS.

“Rasti i fundit, kur kandidati i vitit të kaluar për kryetar në vendin tonë është kandidat këtë vit për ministër në një vend tjetër, hap çështje në dy nivele: etika në politikë ose, në një masë më të vogël, interes për politikën; dhe problemi i shtetësisë së dyfishtë dhe nëse ai me shtetësi të dyfishtë mund të ushtrojë zyra politike, përfaqësuese, ekzekutive në çdo shtet.

Reklame

Një punë është e drejtë private, por tjetër është puna kolektive, e mira publike dhe puna në interes të të tjerëve.

Megjithë estradizimin e rrezikshëm dhe vulgarizimin e politikës, ajo është, sidoqoftë, një vetëdije e lartë thelbësore për të mirën e përbashkët dhe respektimin e sistemit. Apo të paktën duhet të jetë ves e, jo interes?” ka komentuar deputetja e pavarur në Maqedoninë e Veriut Nikica Korubin. Profesori Reka është në mesin e ministrave të propozuar të kabinetit qeveritar të Albin Kurtit.