Dërgohet në mbajtje personi që rrahu një grua në një shitore në Prishtinë

Është dërguar në mbajtje personi që ka sulmuar fizikisht një grua në një shitore në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafi e ka konfirmuar zëdhënësja Policisë së Kosovës së Kosovës, Flora Ahmeti.

Reklame

Ahmeti tha se ndaj tij është iniciuar rasti ” Lëndim i lehtë trupor”.

“Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, rreth orës 14:30, në një market në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’. I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Ndryshe, dje mediumi Sinjali ka publikuar një video në të cilën shihet personi në fjalë duke sulmuar një grua, derisa ishte në supermarket i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.

Personi ushtron dhunë fizike ndaj viktimës e cila ishte duke blerë po ashtu ushqim. /Telegrafi/