Deri më 18 maj, Shqipëria do të lirohet nga 90 për qind e masave

Advertisment

Deri më 18 maj, Shqipëria pritet të jetë e liruar nga 90% e masave kufizuese të lëvizjes së qytetarëve dhe masat e tjera.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se “i vetmi shqetësim që mbetet është transporti publik me autobusë dhe furgonë. Po kërkojmë një formulë kompromisi lidhur me këtë. E gjitha pjesa tjetër do të çlirohet ndjeshëm duke evituar grumbullimet me mbi 10 persona. Do të jemi tërësisht të ekspozuar dhe duhet të kemi një intensitet komunikimi” – ka deklaruar Rama.

Reklame

Sipas tij, është e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të ndjekin rregullat e thjeshta për të shmangur goditjen nga një valë e dytë e virusit korona.