Deri në fund të muajit do të dihen të gjithë kuadrot udhëheqës të institucioneve

Advertisment

Kryeministri Zoran Zaevi pret që deri në fund të shtatorit të emërohen të gjithë personat udhëheqës të të gjitha institucioneve nën kompetencë të pushtetit ekzekutiv. Ai sot në Kavadar deklaroi se ka për qëllim më së voni deri në fund të javës t’i dorëzojë në Kuvend propozimet për zëvendësministra.

“Dua pas festës, më së voni deri në fund të javës, t’i dorëzoj propozimet në Parlament, ndërsa më tej ai të vendosë kur do ta caktojë seancën. Tashmë fillojmë së bashku me ministrat t’i caktojmë edhe sekretarët shtetërorë sepse kjo është një fushë specifike ku ka kushte të posaçme ligjore. Besoj se deri në fund të shtatorit do t’i emërojmë ose do t’i ripërtërijmë me pozicione udhëheqëse të gjitha institucionet të cilët drejtpërdrejt janë nën pushtetin ekzekutiv.

Reklame

Tha se shumica në Parlament është e qëndrueshme dhe se me politika dhe dialog të mirë pret që kjo vetëm të rritet, e jo të bjerë. Një pjese të deputetëve, siç paralajmëroi, planifikon t’u ofrojë vende udhëheqëse në shtet.

“Besoj se ditëve në vijim, Kuvendi do të bëjë verifikimin e mandatit të deputetit të ardhshëm në listën pas Jagoda Shajpanskës që koalicioni i formuar prej 62 deputetëve ta konfirmojmë plotësisht. Kam për qëllim që një pjese të deputetëve të cilët janë zgjedhur t’u ofroj vende udhëheqëse në shtet ashtu që në mënyrë të vazhdueshme në pajtim me ligjin deputetët e ardhshëm në listë të hyjnë në Parlament”, tha Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve